Trump zbut tonet: Dy incidentet në Minneapolis nuk duhet të kishin ndodhur
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pranuar se vdekjet e dy shtetasve amerikanë nga agjentë federalë në Minneapolis “nuk duhet të kishin ndodhur”. Ky reagim vjen pas kritikave të forta ndaj operacioneve të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE), të cilat kanë shkaktuar protesta dhe debate kombëtare.
Trump deklaroi se qëllimi kryesor i deportimeve, të drejtuara nga ICE, ishte fokusuar te “kriminelët vërtet të rëndë”. Megjithatë, ai pranoi se incidentet e fundit kanë qenë të trishtueshme dhe se është e nevojshme “një qasje më e kujdesshme” në zbatimin e ligjit.
I pyetur nëse vdekjet e Renee Gude dhe Alex Pretti ishin të justifikuara, Trump u përgjigj: “Jo. Nuk duhet të kishte ndodhur.”
Ai shtoi se “askush nuk mund të jetë i lumtur” për këto ngjarje, përfshirë edhe agjentët e ICE, por nënvizoi se detyra e tij është të mbështesë zbatimin e ligjit në përgjithësi.
