Mbetjet Kurum: Gjykata lë në burg 8, liron 12 të arrestuar

Mbetjet e rrezikshme të Kurum: Gjykata lë në burg 8 të arrestuar, liron 12 të tjerë

Gjykata ka shqyrtuar masat e sigurisë për 20 personat e arrestuar lidhur me mbetjet e rrezikshme të kompanisë Kurum. Si rezultat, tetë persona janë lënë në burg, pesë janë vendosur në arrest shtëpie, ndërsa shtatë të tjerë kanë detyrim paraqitjeje pranë policisë gjyqësore.

Masat e caktuara për secilin individ janë si më poshtë:

  • 1. R.B. – Dyshuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve” – Arrest në shtëpi
  • 2. Sh.H. – Dyshuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Falsifikim i dokumenteve” – Arrest në burg
  • 3. M.Z. – Dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale” – Arrest në shtëpi
  • 4. M.H. – Dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” – Arrest në burg
  • 5. N.B. – Dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve” – Arrest në burg
  • 6. A.P. – Dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve” – Arrest në burg
  • 7. J.K. – Dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” – Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
  • 8. I.L. – Dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” – Arrest në burg
  • 9. E.V. – Dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” – Arrest në burg
  • 10. H.L. – Dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” – Arrest në shtëpi
  • 11. Sh.J. – Dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” – Arrest në shtëpi
  • 12. F.Ç. – Dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve” – Arrest në burg
  • 13. G.S. – Dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve” – Arrest në burg
  • 14. A.D. – Dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste – Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
  • 15. M.P. – Dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste – Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore
  • 16. K.S. – Dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” – Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
  • 17. B.T. – Dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” – Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
  • 18. E.M. – Dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” – Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
  • 19. K.A. – Dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” – Arrest në shtëpi
  • 20. I.M. – Dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” – Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
Scroll to Top