Çështja “Balluku”: Gjykata Kushtetuese jep vendimin pas pak minutash
Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin lidhur me ankimin e Qeverisë për pezullimin e Belinda Ballukut pas pak minutash. Gazetarët janë njoftuar të jenë të pranishëm për t’u informuar për vendimin.
Gjykatësit janë mbledhur mëngjesin e së premtes dhe seanca ka zgjatur më shumë se 10 orë. Ndërkohë, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Balluku është parë duke shkuar drejt zyrave të Këshillit të Ministrave.
/Lajmi në përditësim…
