SHBA vendos tarifa të reja: 25% taksë për tregtinë me Iranin

SHBA vendos tarifa të reja: 25% taksë për shtetet që tregtojnë me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të premten nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërcënon vendosjen e tarifave prej 25% për vendet që kryejnë tregti me Iranin. Ky veprim vjen në një kohë kur duket se ka shenja të një uljeje të tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Urdhri pason bisedime të zhvilluara në Oman, ku delegacionet nga të dy vendet diskutuan programin bërthamor të Iranit. Këto janë negociatat e para direkte mes SHBA-së dhe Iranit që nga bombardimi i objekteve bërthamore iraniane nga ana e Shteteve të Bashkuara në qershor, si pjesë e veprimeve të Izraelit kundër Iranit.

Lufta kishte ndërprerë një raund të mëparshëm bisedimesh mes Teheranit dhe Uashingtonit, të cilat u ndërmjetësuan gjithashtu nga Omani.

Pavërsisht kontakteve të reja, vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të rikthyer retorikën e sanksioneve thekson ekuilibrin delikat midis përpjekjeve diplomatike dhe ushtrimit të presionit përmes masave ekonomike.

Scroll to Top