Ndryshime në NATO: SHBA merr komandën e unifikuar detare të Aleancës
Shtetet e Bashkuara do të transferojnë dy nga shtabet e tyre operacionale drejtuese të NATO-s tek aleatët evropianë. Në këmbim, SHBA do të marrë komandën e një pale të tretë, ndërsa presidenti amerikan u bën thirrje evropianëve të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.
Sipas burimeve diplomatike, SHBA do t’i lërë Italisë komandën e Shtabit të Përgjithshëm të Krahut Jugor, me qendër në Napoli. Gjithashtu, amerikanët do të tërhiqen nga komanda e JFC në Norfolk, Virxhinia, e cila është përgjegjëse për Krahun Verior, duke ia lënë këtë detyrë britanikëve.
Shtabi i tretë, ai i Brusumit, në Holandë, është përgjegjës për krahun lindor të NATO-s dhe aktualisht komandohet nga një oficer gjerman.
Mediat raportojnë se në këmbim të këtyre ndryshimeve, SHBA do të marrë përsipër komandën e Marcom, komandës së unifikuar detare të NATO-s, me qendër në Northwood, Britani.
Këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi brenda pak muajsh, sipas dy diplomatëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
