Skandali “Epstein”: Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në seancën dëgjimore në Kongres
Ghislaine Maxwell, e dënuar për bashkëpunim me autorin e krimeve seksuale Jeffrey Epstein, ka refuzuar të japë përgjigje pyetjeve të paraqitura nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së gjatë një seance dëgjimore të mbajtur të hënën. Kjo ngjarje u raportua nga BBC dhe u transmetua nga Gazeta Express.
Maxwell u paraqit virtualisht për këtë dëshmi, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, duke u lidhur nga burgu në Teksas, ku aktualisht po vuan dënimin prej 20 vjetësh për trafikim seksual.
Kryetari i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, James Comer, deklaroi se, siç edhe pritej, Maxwell iu drejtua Amendamentit të Pestë të Kushtetutës së SHBA-së, duke ushtruar të drejtën e saj për të heshtur.
“Kjo është padyshim shumë zhgënjyese,” tha Comer. “Ne kishim shumë pyetje për të bërë në lidhje me krimet që ajo dhe Epstein kanë kryer, si dhe pyetje rreth bashkëpunëtorëve të mundshëm.”
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”, mjafton të klikoni dhe kërkesa do të aprovohet menjëherë.
