Kabineti i Presidentit të Këshillit Evropian: Shqipëria është në një moment vendimtar.
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka pritur kryeministrin Edi Rama në një darkë pune në Bruksel më 9 shkurt. Gjatë takimit, ata diskutuan hapat e ardhshëm lidhur me procesin e negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kabineti i Presidentit të Këshillit Evropian theksoi ekskluzivisht për Klan News se: “Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Janë bërë përpjekje të rëndësishme gjatë viteve. Tani ato duhet të mbështeten dhe të konsolidohen”.
Në reagim thuhet gjithashtu se: “Kryeministri Rama konfirmoi se reformat kyçe, veçanërisht në gjyqësor, të drejtat themelore dhe lufta kundër korrupsionit, mbeten përparësi kryesore. Presidenti Costa riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara ato”.
Takimi në Bruksel vjen pas situatës së ngecur lidhur me kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, pasi Partia Socialiste refuzon të japë miratimin.
