Gaz lotsjellës i skaduar në protestë: Policia heq etiketat

FOTO/ Policia hoqi etiketat, sërish gaz lotsjellës i skaduar në protestë

Policia duket se ka përdorur sërish gaz lotsjellës të skaduar edhe në protestën e kësaj të marte. Jamarbër Malltezi ka publikuar në rrjetet sociale foto të bombave të gazit.

Efektivët kanë hequr etiketat identifikuese nga bombat e gazit lotsjellës të përdorura gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve. Ky veprim është bërë për të fshehur faktin se gazi i përdorur ka qenë i skaduar.

Ky nuk është rasti i parë, pasi një precedent i ngjashëm është konstatuar edhe gjatë protestës së mëparshme kombëtare të opozitës, ku u vërtetua përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar.

Scroll to Top