Dhunë policore ndaj deputetit të PD, Nallbati plagoset rëndë

Pamjet e reja/ Si u godit nga policia deputeti i PD, Bledion Nallbati

Forcat e policisë kanë ushtruar dhunë ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati.

Ai është goditur me shkopinj gome nga disa efektivë policie njëkohësisht dhe është sulmuar gjithashtu me spraj djegës.

Deputeti demokrat është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të marra në kokë nga goditjet e efektivëve të policisë.

Nallbati ka pësuar goditje të rënda në kokë dhe djegie në fytyrë.

Drejt Spitalit të Traumës është nisur edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të parë nga afër gjendjen e deputetit.

Scroll to Top