Të bashkuar si kurrë më parë, lojtarët e Realit shfaqen në një darkë. Faturën e paguan Mbape dhe Vinicius
Skuadra e Real Madridit zhvilloi një darkë të përbashkët mbrëmë, ku morën pjesë të gjithë lojtarët, por jo stafi i trajnerëve. Mesazhi i unitetit ishte i qartë: të luftojnë së bashku për pjesën e mbetur të sezonit, me ndeshjen kyçe kundër Murinjos dhe garën për titullin e La Ligas.
Ndoshta kjo është arsyeja pse vetë skuadra vendosi ta bënte takimin publik. Fillimisht postoi Vinicius, pastaj Sebajos, Karvahal, Militao, Rodrigo… Një seri postimesh në rrjetet sociale që mund të duken të parëndësishme, por që mund të kenë një rëndësi të veçantë.
Qëllimi ishte të dërgohej një mesazh tek tifozët e Real Madridit, të cilët kanë shprehur pakënaqësi në momente të ndryshme gjatë sezonit, dhe ndoshta edhe rivalëve të tyre. Mesazhi ishte i qartë dhe i fortë: “Ne jemi ende këtu dhe jemi të vendosur.”
Një anekdotë interesante ishte ftesa nga Mbape dhe Vinicius për pjesën tjetër të shokëve të tyre të ekipit. Si ortakë të lokalit, ata paguan faturën e darkës. Ata ishin gjithashtu të fundit që u larguan nga mbledhja, bashkë me Mbapenë dhe Kurtuan që u larguan rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa Raul Asensio ishte i fundit, duke u larguar në orën 3:00 të mëngjesit. Kjo përforcim mesazhin që ka bërë jehonë: “Një takim me miqtë, jemi shumë të bashkuar.”
