E papritur! Ndryshon axhenda e derbit, ja kur pritet të luajë Partizani me Tiranën
Derbi Partizani-Tirana do të zhvillohet ditën e dielë, por jo në të njëjtin orar. Mësohet se supersfida nuk do luhet në orën 19:30, por është zhvendosur në orën 16:30.
Ky ndryshim është bërë për shkak se në orën 19:30 do të zhvillohet dueli Vllaznia-Elbasani dhe për të mos pasur përplasje programimi.
Ky vendim është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave. (PANORAMASPORT.AL)
