Sulm me armë në Kanada, vriten 10 persona

Kanada tronditet nga një sulm me armë në një shkollë të mesme, ku humbën jetën të paktën 10 persona.

Pamjet e publikuara pak momente para sulmit të rëndë tregojnë nxënës të alarmuar që vrapojnë për t’u larguar, drejt zonave ku ndodhen automjete policie.

Menjëherë pas ngjarjes, efektivë të policisë rrethuan zonën dhe zona u monitorua nga ajri me anë të një helikopteri. Të paktën 25 persona mbetën të plagosur gjatë sulmit.

Raportime nga mediat e huaja konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në Tumbler Ridge, një qytet i vogël në British Columbia, Kanada.

Scroll to Top