Zelensky: Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA pritet të rifillojnë javën e ardhshme për çështjet territoriale
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se bisedimet trepalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë do të rifillojnë “javën e ardhshme”, duke u fokusuar kryesisht te çështjet sensitive lidhur me lëshimet territoriale që kërkon Moska.
Zelensky sqaroi se takimet pritet të zhvillohen të martën ose të mërkurën, por ende nuk është e qartë nëse Rusia do të pranojë që ato të mbahen në Shtetet e Bashkuara, raporton Bloomberg.
Udhëheqësi i Kievit shtoi se as pala ruse dhe as ajo ukrainase nuk mbështesin propozimin e SHBA-së për krijimin e një zone të lirë ekonomike në rajonin lindor të Donbasit.
“Nëse është territori ynë, atëherë vendi që e kontrollon duhet ta qeverisë atë,” deklaroi Zelensky, duke theksuar pozicionin e fortë të Ukrainës mbi sovranitetin e saj territorial.
