Sherr masiv shqiptarësh në Athinë, 3 të plagosur

Përleshje masive mes shqiptarëve në Athinë! Tre të plagosur rëndë

Dy grupe të rinjsh shqiptarë, rreth 26 persona, janë përfshirë në dy përleshje në qendër të Athinës. Tre prej tyre kanë mbetur të plagosur rëndë me thikë në pjesën e gjoksit. Gjatë sherrit, përveç thikave, ata përdorën edhe shkopa e leva, raporton Prothotema.gr.

Sipas mediave greke, arsyeja e sherrit, sipas deklaratave të personave të arrestuar për Policinë e Sigurisë së Athinës, ishte një vajzë. Megjithatë, ka indikacione se motivi i vërtetë pas dhunës ishte trafiku i drogës.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e të akuzuarve, u gjetën dhe u sekuestruan:

  • 97 gramë kanabis i papërpunuar
  • 52 gramë kokainë
  • 51 gramë metamfetaminë
  • 6 thika
Scroll to Top