Punonjëse pastrimi kërcënon vetëvrasje, paga e papaguar

Punonjëse pastrimi kërcënon vetëvrasje për shkak të pagave të papaguara

Një situatë e rëndë është raportuar në Kuçovë, ku një punonjëse e pastrimit ka hipur në majë të një kulle pranë ish-Uzinës së qytetit, duke kërcënuar se do t’i japë fund jetës. Shkak për këtë akt ekstrem dyshohet të jenë largimi nga puna në mënyrë të padrejtë dhe mosmarrja e pagës për 2 muaj nga kompania e pastrimit dhe bashkia e Kuçovës.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe deputeti Lefter Maliqi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka pretenduar se gruaja nuk ka marrë pagat për dy muaj.

Në postimin e tij, ai shkruan:

  • “E rëndë! Po ndodh tani në Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet, t’i jap fund jetës, pasi kanë dy muaj pa marrë pagat. Këto janë raste të përsëritura.”
  • “Kryetari i Bashkisë, i paafti, i dënuari, abuzuesi nën hetim nga “SPAK”, Hajdari, i cili i ka dhënë mbi 1 Miliardë e 700 Milionë lekë ‘Tender Korruptiv’ kompanisë “Viola Green”, dhe sot i kanë pushuar nga puna sepse kërkojnë pagat dhe të drejtat e tyre.”
  • ““SPAK” ende hesht, pasi për “Viola Green” dhe Hajdarin ka kallëzim në “SPAK”. Turp, skandal! Kuçova si Mesjetë, me qenë e plehra, si germadhë, po sakrifikon dhe jetën e punonjësve të vet. Ndëshkim Ligjor për këta të korruptuar!”
Scroll to Top