Gjykata Kushtetuese kërkon më shumë kohë për vendimmarrjen për pagat e gjyqtarëve
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur të shtyjnë vendimmarrjen për çështjen lidhur me pagat e tyre. Trupës gjykuese nuk i është dashur ende kohë e mjaftueshme për të arritur në një vendim përfundimtar, duke e shtyrë diskutimin për në një seancë të radhës.
Në ditët në vijim, pritet të caktohet data e seancës së ardhshme, ku do të vijojë shqyrtimi i kësaj çështjeje.
Kujtojmë se në debatin rreth pagave të gjyqtarëve është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama. Ai ka shprehur qëndrimin kundër kërkesës për rritjen e pagave, duke e cilësuar si një kërkesë të paprecedentë.
