Në hetim marrëveshja me vlerë rreth 900 milionë euro, policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel
Policia belge ka bastisur zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel të enjten. Bastisja vjen në kuadër të një hetimi mbi shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme shtetërore të Belgjikës, e cila u krye në vitin 2024. Një burim pranë hetimit i ka dhënë këtë informacion agjencisë AFP.
Ekzekutivi i Bashkimit Evropian ka deklaruar se është “në dijeni të një hetimi në vazhdim” lidhur me shitjen e 23 ndërtesave të komisionit. Kjo marrëveshje ka pasur një vlerë rreth 900 milionë euro. Komisioni Evropian shprehu “bindjen se procesi u zhvillua në një mënyrë të pajtueshme”.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) konfirmoi gjithashtu se “po kryente aktivitete për mbledhjen e provave në një hetim në vazhdim” ku përfshihet Komisioni Evropian.
