VIDEO/ Tmerr në fluturim, motori i avionit “Arik Air” shpërthen në ajër, piloti kryen ulje emergjente.
Pasagjerët që udhëtonin me “Arik Air” në Nigeri përjetuan frikë dhe panik. Gjatë fluturimit ndodhi një shpërthim dhe një nga motorët e avionit u dëmtua.
Ngjarja, e regjistruar nga vetë pasagjerët në bord, tregon motorin e majtë të dëmtuar ndërsa avioni fluturonte nga Lagosi në Port Harcourt.
Për shkak të kësaj situate, piloti u detyrua të kryente një ulje emergjente në Benin. Fatmirësisht, nuk u raportua për të lënduar.
