Gjyqi Hagë: Mbrojtja e Selimit, Krasniqit dhe Thaçit

Gjyqi në Hagë: Vazhdon sot mbrojtja e Selimit, pritet të fillojë ajo e Krasniqit

Gjatë ditës së sotme, në Hagë, do të vazhdojnë deklaratat përmbyllëse nga ekipet mbrojtëse të Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky është dita e pestë e procesit gjyqësor.

Të enjten, ekipi mbrojtës i zotit Veseli përmbylli fjalën e tij, duke argumentuar se ish-kryeparlamentari i Kosovës është i pafajshëm dhe duhet të lirohet. Në të kundërtën, sipas avokatit të tij, “do të ishte padrejtësi e madhe”. Mbrojtja e Veselit ka insistuar se ndaj tij nuk ka prova apo dëshmitarë të paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Avokatët hodhën poshtë pretendimet e ZPS-së se komunikatat e UÇK-së ishin bazuar në informacionet e inteligjencës nga Veseli, si udhëheqës i shërbimit zbulim-kundërzbulim.

Pasdite, mbrojtja e Rexhep Selimit nisi fjalën përmbyllëse. Avokati Geoffrey Roberts deklaroi se klienti i tij është tërësisht i pafajshëm. Ai argumentoi se nuk kishte Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale, siç pretendon Prokuroria. Zoti Roberts shtoi se Selimi luftoi për liri, e jo për pushtet, siç ka argumentuar ZPS-ja. Ai po ashtu vuri në dyshim besueshmërinë e dëshmitarëve të Prokurorisë.

Mbrojtja e zotit Thaçi është përmbyllur më herët, duke argumentuar se nëse ai dënohet, do të ishte “padrejtësi ligjore dhe historike”. Prokuroria ka kërkuar që katër të akuzuarit të dënohen me nga 45 vjet burgim, duke e cilësuar si “burgim të përjetshëm”.

Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë për të marrë një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

Scroll to Top