Publikohen emaile: Epstein kërkoi instalimin e kamerave në banesën e tij në Florida
Dalën në dritë detaje të reja lidhur me skandalin seksual të Jeffrey Epstein. Pas publikimit të miliona dokumenteve nga dosja, median ndërkombëtare ka sjellë disa video që tregojnë se Epstein u ka kërkuar stafit të tij të instalonte kamera fshehtas në banesën e tij në Florida.
Sky News ka ndarë një shkëmbim email-esh nga viti 2014, ku shihet se Epstein i kërkon stafit të instalojë kamera në shtëpinë e tij në Palm Beach, Florida.
Sipas raportimeve, ai planifikonte t’i fshihte ato në kuti.
Në një email të datës 5 shkurt 2014, Epstein u udhëzoi bashkëpunëtorët e tij:
- “Le të marrim tre kamera të fshehta me detektim lëvizjeje; ato të regjistrojnë, faleminderit.”
Pesë orë më vonë, ai mori një përgjigje:
- “Jeffrey, unë tashmë e kam blerë kamerën me sensor lëvizjeje nga Spy Store në Fort Lauderdale dje. I kam karikuar mbrëmë dhe po mendoj se si t’i përdorim tani… Po i instaloj në kutitë Kleenex tani.”
Shumë prej tyre duket se janë filmuar në zyrën e Epstein në shtëpinë e tij në Florida.
