Vrasje në Rinas: Dosja i kalon SPAK për hetime

Vrasja e dyfishtë në Rinas, kalon në SPAK dosja

Dosja e atentatit të Rinasit, ku humbën jetën dy persona, i është kaluar për kompetencë Speciales së Anti-Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Vendimi vjen pas dyshimeve se ngjarja është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Pas kryerjes së verifikimeve, Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se struktura e posaçme është organi më kompetent për hetimin e kësaj çështjeje. Atentati, i cili ndodhi në muajin nëntor 2025 pranë rrethrrotullimit të Rinasit, i mori jetën Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, i njohur edhe si alias Sheqeri.

Scroll to Top