Diego Simeone nuk ndryshon kurrë. Pas provokimit ndaj Vinicius Jr. në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, këtë herë ai synoi Lamine Yamalin.
Në një moment të ndeshjes, teksa mbrojtja e Barcelonës shfaqi dobësi, Yamal ishte ai që shprehu më shumë pakënaqësi drejtuar shokëve të tij për brishtësinë e treguar. Simeone, duke parë këtë situatë, iu afrua Yamal nga pas dhe, kur ky i fundit ishte kthyer me shpinë, trajneri argjentinas bëri një gjest me tre gishtra.
Ky gjest, i cili u shoqërua nga një koment në rrjetet sociale nga “El Chiringuito TV”, ngriti pikëpyetje mbi kuptimin e tij.
Përfaqësuesit e Barcelonës nuk e pritën mirë këtë sjellje pas ndeshjes, duke e konsideruar atë josportive, sidomos në një ndeshje me rëndësinë e kësaj sfide.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 3 mars në “Camp Nou”. Megjithatë, duket se shumëçka do të duhet të ndryshojë për të zhdukur buzëqeshjen nga fytyra e Simeones.
