Kosova merr 882 milionë euro nga BE me Planin e Rritjes

Bashkimi Evropian në Kosovë ka shprehur miratimin e tij për ratifikimin e marrëveshjeve të lidhura me Planin e Rritjes nga Kuvendi i Kosovës, i cili u zhvillua sot.

Në një deklaratë për shtyp, BE ka njoftuar se ky veprim hap rrugën që Kosova të marrë përfitime prej 882 milionë euro, të cilat do të jenë në formë grantesh dhe kredish me kushte të favorshme.

“Kjo hap rrugën që Kosova të përfitojë 882 milionë euro në grante dhe kredi me kushte të favorshme, të dedikuara për zbatimin e reformave që e çojnë Kosovën përpara në rrugën e saj drejt integrimit evropian,” thuhet në njoftim.

Kuvendi i Kosovës miratoi sot marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimin Evropian, të njohura si Plani i Rritjes.

Scroll to Top