Dorëheqja e Mirlinda Karçanaj nga AKSHI pas arrestit shtëpiak

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtores së AKSHI pas skandalit dhe masës së arrestit shtëpiak.

Mirlinda Karçanaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kreut të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ajo aktualisht ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak, pas skandalit të shpërthyer në këtë agjenci. Kjo masë është kërkuar nga Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas informacioneve, në krye të AKSHI-t është emëruar Igli Tafa, i cili më parë drejtonte Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Karçanaj është akuzuar nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që ajo drejtonte dhe ndodhet në arrest shtëpiak me vendim të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Që prej momentit të vendosjes së masës së arrestit shtëpiak, Karçanaj i kishte deleguar funksionet e saj vartëses së saj, Romina Kostanit, drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe projekteve e-Gov me Fondet e Huaja.

Scroll to Top