Detaje nga plagosja në Tiranë: Vajza u qëllua brenda një hoteli
Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku një vajzë është plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në një hotel në zonën e Saukut. E reja është transportuar në spital nga një punonjës i hotelit. Nuk dihet ende identiteti i vajzës, por mësohet se ajo është studente. Autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personit përgjegjës.
