Vajzë e plagosur me armë zjarri pranë Fakultetit të Ekonomisë

Gjendet një vajzë e plagosur me armë zjarri pranë Fakultetit të Ekonomisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në afërsi të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë. Në orët e para të mëngjesit, një vajzë është gjetur e plagosur me armë zjarri.

Pasi u zbulua nga persona që kalonin aty pranë, e reja është transportuar menjëherë në spital për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Aktualisht, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht këtë plagosje.

Scroll to Top