18-vjeçare plagos veten në hotel, dy punonjës hotel arrestohen

Një 18-vjeçare u vetëplagos në një hotel në Sauk. Mësohet identiteti i saj.

Emri i 18-vjeçares së plagosur në Tiranë është zbuluar. Ajo është identifikuar si Natalia Murati. Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Sauk, ku e reja ndodhej bashkë me partnerin e saj. Mësohet se ajo ka qëlluar veten me armë zjarri në kraharor.

Natalia Murati është dërguar në spital nga punonjësit e hotelit. Lidhur me këtë ngjarje, dy punonjës të hotelit janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Arsyeja e arrestimit dhe kërkimit të tyre është prishja e provave në vendin e ngjarjes dhe moslajmërimi i policisë për plagosjen.

Scroll to Top