Arrestim në Mat: I dehur, me armë në makinë

I dehur dhe me armë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit pasi qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur me pushkë.

I arrestuari përballet me akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Si pjesë e punës për identifikimin dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në informacione të siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Burrel-Komsi”, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan automjetin tip “Volkwagen” me të cilin udhëtonte 46-vjeçari.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi V.N., 46 vjeç, banues në fshatin Drita, Burrel.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top