Një 25-vjeçar shqiptar, Kevin Muharremi, është ekzekutuar me armë zjarri në Montecalvoli, Itali, pas një konflikti që kishte ndodhur në një lokal. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës, më 14 shkurt.
Viktima u qëllua teksa ndodhej në makinë, në sediljen e pasagjerit, pranë një miku të tij. Sipas informacioneve paraprake, automjeti i tij është ndaluar nga një makinë tjetër, nga ku është qëlluar dhe më pas është larguar me shpejtësi.
