Banorët e Rrjollit protestojnë kundër resortit, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit kundër resortit, përplasen me policinë dhe bllokojnë punimet

Banorët e Rrjolit, në Velipojë, kanë protestuar edhe sot kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në zonë. Pas tubimit të zhvilluar para Kuvendit dhe Prokurorisë së Posaçme, ata janë mbledhur sërish në Velipojë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit.

Gjatë protestës ka pasur përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, pasi banorët kanë tentuar të pengojnë punimet dhe të bllokojnë automjetet duke u ulur në rrugë.

Protestuesit janë shprehur: “Punëtorë ju punëtorë ne, me gjak ju me gjak ne”. Ata gjithashtu kanë deklaruar se janë gati të japin jetën për tokën e të parëve.

“Do të vdesim këtu për tokën tonë dhe të gjyshërve”, tha një nga banorët.

Scroll to Top