Murinjo në spital para ndeshjes, Benfika fiton 2-1

Zhoze Murinjo përfundon në spital para ndeshjes në Portugali

Mëngjesi i djeshëm nuk ka qenë aspak i zakonshëm për trajnerin portugez Zhoze Murinjo. Ai përfundoi në spital ditën përpara ndeshjes së Benfikës kundër Santa Klarës.

Murinjo u zgjua me një infeksion të rëndë në vesh, i cili kërkoi ndërhyrje mjekësore. Trajneri nuk qëndroi në spital më shumë se një orë. Pas kryerjes së analizave, ai mori medikamentet e nevojshme dhe u kthye në hotelin ku po qëndronte skuadra.

Ndeshja kundër Santa Klarës, e zhvilluar në transfertë, u fitua nga Benfika me rezultatin 1-2. Aktualisht, Benfika pozicionohet në vendin e tretë në renditjen e ligës.

Scroll to Top