Konfrontim Kryeministër Rama-Banorë Durrës për Projektin TID

Kryeministri Edi Rama u përfshi në një konfrontim me banorët në Durrës lidhur me projektin TID.

Pas përfundimit të një mbledhjeje, teksa dilte nga ambientet e bashkisë Durrës, zoti Rama u përball me protestën e qytetarëve kundër këtij projekti. Banorët i drejtuan thirrje si “O hajdut!”.

“Çfarë qytetarësh, ju jeni Partia Demokratike. Këta janë qytetarët, unë ja ku jam me ta. Ju jeni PD. Unë me këta jam…”, u shpreh zoti Rama.

Projekti TID është një nismë e qeverisë shqiptare që synon kthimin e zonës arkeologjike të qytetit në një park të madh urban. Bashkia e Durrësit ka njoftuar se më 16 shkurt banorët duhet të largohen vullnetarisht nga banesat e tyre për të vijuar me realizimin e Projektit TID.

Scroll to Top