Berisha kritikon Ramën: Anulimi i Mynihut, i mbeti në dorë Sula

Berisha për Ramën: Shkuarja në Mynih u anulua, i mbeti në dorë Dash Sula

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, u ndal sërish te emërimi i ish-deputetit demokrat Dashnor Sula si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Ai deklaroi se Edi Ramës iu anulua vizita në konferencën e Mynihut, duke shtuar se i “mbeti në dorë Dashi”.

“Java pati edhe një zhvillim tjetër dramatik për organizatën kriminale me në krye Edi Ramën dhe vetë Edi Ramën. U anulua shkuarja e tij në Mynih. Mynihu është konferenca më e rëndësishme vjetore në botë që zhvillohet për sigurinë. Në Mynih diskutohen çështjet më madhore të sigurisë në Europë dhe në botë. Edi Rama nuk ishte i denjë për atë konferencë. E vërteta është se delegacionin e nisi, por vetë nuk shkoi sot, i mbeti Dashi në dorë. Dash Sulën e kam fjalën. Nuk shkoi sot. Dhe kjo ishte një mbështetje e madhe për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë. Kjo ishte, edhe njëherë dëshmi e një rrethi të kuq nga i cili Edi Rama nuk del dot kurrë. Të dashur miq, fatet e Shqipërisë, të familjeve tona, të fëmijëve tanë, duhet dhe do të jenë në duart tona. Ndaj dhe të vazhdojmë ne kryengritjen tonë paqësore, të sigurt se ecim drejt fitores”, tha Berisha.

Scroll to Top