Zelensky: A është helmuar Navalni me urdhër të Putinit? Cili është dallimi mes helmimit dhe raketave ruse?
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste për mediat në Mynih, ku po merrte pjesë në Konferencën e Sigurisë, u pyet nëse kishte frikë se mos helmohej me substanca vdekjeprurëse, ashtu si lideri rus i opozitës, Alexei Navalni.
“A je i shqetësuar se mos të helmojnë?”, e pyetën gazetarët. Zelensky u përgjigj se “nuk e di çfarë do të ndodhë nesër”. Ai shtoi: “Duhet të luftojmë çdo ditë. Çdo ditë është një jetë e re. Qëllimi ynë i vetëm është si të mbijetojmë. Nuk mendoj për veten time, sepse kemi humbur shumë njerëz. Unë jam një nga shumë njerëz në Ukrainë që luftojnë.”
Zelensky u shpreh se nuk mund të mendojë për Vladimir Putinin dhe ambiciet e tij helmuese, nëse ai i ka. “Mundohem të mos mendoj për këtë, përndryshe është e vetmja gjë për të cilën mendoj.”
Ai vazhdoi duke bërë një krahasim:
“Ata na sulmojnë me qindra dronë dhe raketa – cili është ndryshimi mes helmimit dhe raketave? Nuk e shoh ndryshimin.”
Lidhur me rastin e Navalnit, Zelensky tha: “Për Navalnin, nuk e di. Mendoj se [Putini] e bëri, por nuk e di se çfarë përdori për këtë vrasje.”
