Shpërthim në një festë karnavalesh në Zvicër, të paktën 11 të plagosur
Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi që ka ndodhur gjatë festës së karnavaleve të organizuar në Chamblee, në kantonin Valais, në Zvicrën jugperëndimore.
Sipas raportimeve, shpërthimi ka qenë i fortë, ndërsa shkaqet që çuan në këtë ngjarje mbeten ende të paqarta.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërsa në zonë kanë mbërritur ekipet e zjarrfikëses dhe policisë.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
