“I dhanë në burg helm bretkose” / Rusia i përgjigjet akuzave të Britanisë për vdekjen e Navalnyt: Fushatë dezinformuese kundër Moskës
Kremlini është përgjigjur akuzave të ngritura nga Britania dhe aleatët e saj, sipas të cilave lideri opozitar Alexei Navalny u helmua me një substancë helmuese gjatë kohës që vuante dënimin në një burg rus në vitin 2024. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se të gjitha këto akuza përbëjnë “një fushatë dezinformimi nga Perëndimi”.
“Do të ketë rezultate analizash dhe formula substancash. Pa këto, të gjitha bisedimet dhe deklaratat e dhëna janë një fushatë që synon të largojë vëmendjen nga problemet e Perëndimit,” tha ajo.
Ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Në reagim thuhet: “Ky nuk është një kërkim për drejtësi, por një tallje me të vdekurit. Edhe pas vdekjes së një qytetari rus, Londra dhe kryeqytetet evropiane nuk mund t’i japin atij paqe, gjë që flet shumë për nxitësit e kësaj fushate.”
