Një person është konfliktuar me dy shtetase venezueliane në qytetin e Fierit. Policia ka nisur hetimin për rastin.
Pasditen e sotme, dy shtetase nga Venezuela janë përfshirë në një konflikt me një qytetar fierak. Pas shkëmbimit të fjalëve, ky i fundit i ka mbyllur derën në fytyrë njërës prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”. Të dhënat paraprake tregojnë se konflikti ka qenë për motive të pakëndshme.
Shtetaset venezueliane i janë drejtuar policisë për ndihmë. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur të gjitha rrethanat.
