Shtëpia e Bardhë uron Shën Valentinin me mesazhe pikante

“`html

Koha të përcaktojmë marrëdhënien tonë

Nga arrestimi i Maduros te harta e Groenlandës, Shtëpia e Bardhë ndan fotot në Ditën e Shën Valentinit, mesazhet pikante.

Disa fotografi të shpërndara nga Shtëpia e Bardhë në platformën X kanë bërë xhiron e rrjetit. Në Ditën e Shën Valentinit, nuk është kursyer humori, por edhe mesazhet mes rreshtash. Me disa kartolina, që përcjellin mesazhe të ndryshme rreth politikës së SHBA apo diplomacisë, kështu ka zgjedhur Shtëpia e Bardhë të “urojë” Shën Valentinin.

  • Në një foto është imazhi i momentit të arrestimit të Nicolas Maduro, ku shkruhet: “Më ke rrëmbyer zemrën”.
  • Në një tjetër foto është harta e Groenlandës në formë zemre, ku shkruhet: “Ka ardhur koha për të përcaktuar natyrën e marrëdhënies sonë të lirë”.
  • Një tjetër kartolinë përmban një foto të senatorit demokrat Chris Van Hollen me anëtarin e dyshuar të bandës Kilmar Ambrogo Garcia. “Dashuria për ty është po aq e fortë sa demokratët i duan emigrantët e paligjshëm. Do të fluturoja 1,537 milje për të pirë diçka me ty”, shkruhet në foto.
  • Së fundmi, Trump shfaqet në një kartë që tregon nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv në lidhje me kufizimin e përfitimeve sociale. Zarfi që ai mban tregon numrin e urdhrit dhe në të djathtë shkruhet: “Bëhu Shën Valentini im”.

Sipas “New York Post”, komentet me nota humori të Shtëpisë së Bardhë në mediat sociale zakonisht krijohen nga vetë presidenti amerikan, Donald Trump, ose zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, dhe zëvendësdrejtoresha e komunikimit, Kaylan Dore.

Made just for you 💌 — The White House (@WhiteHouse)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

“`

Scroll to Top