Tragjedi Alpet Franceze: 3 skiatorë humbin jetën nga orteku

Tragjedi në Alpet Franceze: Tre skiatorë humbasin jetën nga orteku

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e goditjes nga një ortek në Alpet Franceze. Dy prej viktimave ishin shtetas britanikë, ndërsa e treta ishte shtetas francez.

Sipas raportimeve të “The Guardian”, dy shtetasit britanikë ishin pjesë e një grupi që zhvillonte aktivitet skish jashtë pistës në zonën e Val d’Isere, në Francën juglindore. Shtetasi francez, i cili po bënte ski individualisht, fatkeqësisht humbi jetën gjatë këtij udhëtimi.

Autoritetet franceze dhe shërbimi meteorologjik kishin lëshuar më parë paralajmërime për mot të keq dhe rrezik nga ortekët në rajon.

Ky incident vjen në një periudhë ku Alpet italiane kanë regjistruar gjithashtu humbje jete, me 11 persona të vdekur brenda 7 ditëve.

Scroll to Top