VIDEO/ Ndodhi në ndeshjen e La Ligës! Futbollisti valëvit fanellën pas fitores, tifozët i kundërpërgjigjen me shishe
Ndeshja e La Ligës mes Levantes dhe Valencias nuk u mbyll pa tensione. Pas fishkëllimës së fundit, Eray Komert iu afrua flamurit këndor ku ishin mbledhur tifozët e Valencias për të festuar fitoren.
Problemet filluan kur qendërmbrojtësi zviceran, titullar për ndeshjen e katërt radhazi, kapi flamurin dhe filloi të valëviste fanellën e Valencias me të. Dy anëtarë të stafit të Levantes iu afruan shpejt për ta qortuar për atë që ata e perceptuan si provokim.
Më pas shpërtheu një përleshje, që kulmoi me një breshëri objektesh të hedhura drejt lojtarëve të Valencias. Komert u godit nga një shishe gjatë rrugës për në dhomën e zhveshjes.
