Ish-mbrojtësi i Interit mbron italianin: Nuk bëri asgjë të pazakontë, s’ishte simulim
Ish-mbrojtësi i Interit dhe aktualisht komentator, Andrea Ranocchia, ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport ku ka diskutuar polemikat rreth episodit kontrovers midis Bastonit dhe Kalulu gjatë ndeshjes Inter-Juventus.
Ranocchia ka mbrojtur Bastonin, duke thënë se ai nuk e meritonte një reagim kaq të fortë nga mediat. “Ai mund të ketë bërë një gabim në rastin specifik, por mendoj se vlerësimet po ekzagjerohen. Gjithmonë duhet të marrim parasysh adrenalinën e momentit,” ka deklaruar ai.
Sipas ish-mbrojtësit, analiza duhet të jetë e përgjithshme. “Nëse e sheh drejtpërdrejt ose në TV, shpejtësia dhe dinamika të bëjnë të thuash menjëherë: ‘Në rregull, ai e mori, është një karton i dytë i verdhë…’”. Ai shtoi se asnjë lojtar në një situatë kaq të shpejtë nuk dëshiron të imitojë për të nxjerrë kundërshtarin jashtë loje. “Nuk ishte një kontakt i fortë, por ai po lëvizte shpejt, ndjeu një dorë mbi vete dhe ra. Nuk është asgjë e pazakontë, të gjithë e kanë bërë gjithmonë, përfshirë edhe mua.”
Ranocchia gjithashtu vuri në dukje se Kalulu duhej të ishte mbrojtur ndryshe, pa rrezikuar kartonin. “Nëse ka ndonjë problem, ky është protokolli, duhet të ndryshohet.”
Lidhur me festimin e Bastonit, ai shtoi: “Në vërshim adrenaline të momentit, ndonjëherë e lë veten të lirë. Ne të gjithë kemi bërë diçka instiktivisht në fushë, diçka për të cilën më vonë pendohemi. Ishte Inter-Juve, kishte tension. Ai po mendonte për ndeshjen.”
Në fund, duke folur për komentet e Kiviut pas ndeshjes, Ranocchia u shpreh: “Kristian është trajneri që duhet të mbrojë një nga lojtarët e tij, i cili është akuzuar padrejtësisht si… i pandershëm.”
