Kurti-Rama: Detaje nga takimi, marrëveshjet dypalëshe

Albin Kurti Tregon Detaje nga Takimi me Ramën në Prishtinë

Kryeministri Albin Kurti ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar sot në Kosovë me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, i cili ndërmori një vizitë zyrtare në Prishtinë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me fotografi nga takimi, Kurti bëri të ditur se me Ramën u diskutua për marrëveshjet dypalëshe mes dy vendeve dhe mundësitë për zgjerimin e tyre.

Kurti theksoi gjithashtu se, nëpërmjet bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, synohet t’u shërbehet sa më mirë qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë. Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë”, shkroi Kurti në rrjetet sociale.

Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Prishtinë përfshiu edhe një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Scroll to Top