Ortek në Liqenin Tahoe: 8 skiatorë të vdekur, 1 i zhdukur

SHBA/ Tetë skiatorë janë gjetur pa jetë në Liqenin Tahoe, Kaliforni, pasi u goditën nga një ortek. Më herët, ata ishin raportuar të zhdukur.

Një skiator tjetër rezulton ende i zhdukur, ndërsa raportohet se të paktën 16 persona janë plagosur nga ortekët.

Viktimat kishin nisur një udhëtim tre-ditor në zonat rurale pranë Liqenit Tahoe në Kaliforninë Veriore, por fatkeqësisht u përfshinë nga orteku.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit u angazhuan menjëherë 46 ekipe.

Scroll to Top