Aktorja Ursula Corbero, e njohur për rolin e saj si “Tokyo” në serialin popullor “La Casa De Papel”, është bërë nënë për herë të parë.
Corbero ndau lajmin e gëzuar me fansat e saj duke postuar një foto emocionuese në Instagram. Në foto shfaqet partneri i saj, Chino Darin, duke mbajtur në krahë fëmijën e tyre. Aktorja shoqëroi foton me mbishkrimin: “Përshëndetje, babi”.
