VIDEO/ Asisti “magjik” i Roshit, por surpriza në fund për ekipin e ish-sulmuesit të Kombëtares
Odise Roshi dhuroi një asist “magjik” për skuadrën e Keciorengucu, e cila sot u përball me Erzurumspor. Erzurumspor fitoi sfidën me rezultatin 1 me 2, duke shënuar dy herë në kohën shtesë.
Në minutën e 12-të të takimit, Roshi dha një asist perfekt në zonë, ndërsa Bulut dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, në limitet e kohës së rregullt, skuadra mike e Erzurumspor arriti të përmbyste rezultatin e sfidës, e cila ishte pjesë e javës së 26-të të Ligës së Parë turke.
Roshi po shkëlqen në javët e fundit me Keciorengucu. Ky ishte asisti i tij i katërt në kampionat, ndërsa ai numëron gjithashtu katër gola.
Pamjet e asistit të Odise Roshit janë të disponueshme.
