Trump u dërgon mesazh Kosovës dhe Serbisë: Nëse nuk ecën mirë, më merrni në telefon
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Bordit të Paqes, presidenti amerikan, Donald Trump, përmendi edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Teksa u shpreh për Kosovën, presidentja Vjosa Osmani u ngrit në këmbë dhe i bëri shenjë presidentit Trump se ajo do të telefononte atë.
“Kosova–Serbi, keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk ecën mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim”, tha Donald Trump.
