Hungaria po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike dhe gaz natyror për Ukrainën, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Kievit për të ndaluar tranzitin e naftës përmes tubacionit Druzhba.
Sekretari i Shtetit Hungarez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Zoltan Kovacs, citoi Gergely Guias, kreun e Zyrës së Kryeministrit, në një postim në rrjetin social “X”. Guias theksoi se në mbledhjen e fundit të Kabinetit të Ministrave, u diskutua çështja e sigurimit të energjisë për Hungarinë.
Ai shtoi se qeveria ka lëshuar rezerva strategjike të naftës, të cilat do të mjaftojnë për tre muaj, për të garantuar stabilitetin e furnizimit. Gjithashtu, Ministri konfirmoi se janë pezulluar eksportet e karburantit dizel drejt Ukrainës, si veprim kundër atij që u cilësua si “veprim armiqësor” nga ana e Ukrainës. Qeveria po shqyrton gjithashtu pezullimin e furnizimeve me energji elektrike dhe gaz natyror, nëse Kievi nuk tërhiqet nga vendimi për bllokimin e tranzitit të naftës.
