Shpërthime në një uzinë kimike në Afrikën e Jugut
Disa shpërthime kanë ndodhur në një fabrikë kimike në Johanesburg të Afrikës së Jugut, duke shkaktuar një zjarr të përhapur.
Raportohet se impianti ndodhet në qytetin Germiston, 17 km nga qendra e Johanesburgut, dhe në zonë po veprojnë ekipe të shumta zjarrfikëse.
Banorët dhe punonjësit e ndërmarrjeve të ndryshme brenda një rrezeje prej 500 metrash nga impianti po evakuohen. Nuk ka pasur raportime për lëndime.
Autoritetet ende nuk kanë sqaruar se çfarë kimikatesh janë djegur ose sa të rrezikshme janë ato për njerëzit.
