Një aeroplan ushtarak është rrëzuar në Iran, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Gazeta TABNAK ka publikuar informacion lidhur me ngjarjen, duke theksuar se një aeroplan i Forcave Ajrore Iraniane u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor natën në provincën Hamadan.
Si pasojë e rrëzimit, një pilot ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbijetuar.
“Një aeroplan stërvitor u rrëzua në lagjen Nobaran të enjten në mbrëmje dhe forcat e shpëtimit u dërguan menjëherë në vendngjarje. Detajet e aksidentit po hetohen,” thuhet në artikull.
