Thumanë/Banorët bllokojnë rrugën, kërkojnë ndërhyrje për rikonstruksionin e aksit
Banorët e fshatit Gramzë protestuan paraditen e sotme për gjendjen e mjerueshme të rrugës së fshatit. Bëhet fjalë për 500 metra rrugë, e cila lidh autostradën Thumanë-Kashar me aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë dhe në të cilën nuk është investuar kurrë.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën për një orë dhe kanë paralajmëruar protesta të tjera në ditët në vijim.
